Parisi, Hong Kongu dhe Singapori, qytetet më të shtrenjta në botë

Parisi, Hong Kongu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në botë, tregon raporti i kompanisë hulumtuese Economist Intelligence Unit për vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania hulumtuese Economist Intelligence Unit, në vit krahason çmimet në 133 qyete të botës, ndërkaq kjo është hera e parë pas 30 vite në historinë e organizatës në fjalë, që tre qytete të ndajnë vendin e parë.

Në listën e qyteteve më të shtrenjta në botë janë Cyrihu, Gjeneva, Osaka, Seuli, Kopenhaga, New Yorku, Tel Avivi dhe Los Angelesi.

Interesante është se në listë janë përfshirë 4 qytete evropiane, raporton BBC.

Po ashtu ky hulumtim është bërë edhe për qytetet më të lira, siç janë Karakasi, Damasku, Tashkenti, Almati, Bangalore, Karaçi, Lagos, Buenos Aires, Chennai dhe New Delhi.

Hulumtimet bëhen duke u bazuar në lartësinë e shpenzimeve për gjërat e rëndomta, në mesin e të cilave është edhe çmimi i bukës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts