Auto Dak
Auto Dak

Paris: Mihal Kokëdhima qëllon dhe klient, vrasje për një sanduiç

Pak e shumë ka ndodhur e njëjta gjë në Paris, siç ndodhi këto ditë në restorantin “Panorama” mes Qeparoit dhe Himarës, ku një grup turistësh spanjollë, të pakënaqur nga shërbimi, u ngritën për t’u larguar, e pronari, Mihal Kokëdhima, iu vu pas dhunshëm meskena tashmë të bëra publike e që ngjajnë me një film.

Ndërsa në Paris, një klient ka vrarë kamarierin pasi priti gjatë për një sanduiç të porositur.

Një kamarier 28-vjeçar u qëllua për vdekje mbrëmë me armë zjarri në periferinë lindore pariziane të Noazi-le-Gran, raporton AFP.

Ekipet e ambulancës u përpoqën të shpëtonin kamerierin 28-vjeçar, i cili ishte qëlluar në shpatull, por ai vdiq në vendin e ngjarjes.

Kolegët e tij i thanë policisë se klienti kishte humbur durimin për shkak të kohëzgjatjes së përgatitjes së porosisë.

“Është e trishtueshme”, tha një grua 29-vjeçare për mediat franceze. “Eshtë një restorant i qetë, pa asnjë problem. Sapo u hap disa muaj më parë.”

Sulmuesi, i cili u tha nga dëshmitarët okularë se ishte zemëruar sepse sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt, iku nga vendgjarja. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts