Paraqitet rasti i parë me ethe hemorragjike në Kosovë, s’është nga Malisheva por nga Gjilani

Është paraqitur rasti i parë për këtë vit me ethe hemorragjike Krime Kongo në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar infektologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK-së), Salih Ahmeti, i cili tha se pacienti i diagnostikuar, është nga Gjilani dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

Profesori Ahmeti këto informacione i ka dhënë gjatë një ligjërate të organizuar për stafin e QKUK-së dhe studentë të mjekësisë, ku i pranishëm ishte një nga profesorët më të njohur për kërkime shkencore në fushën e infektologjisë, Mike Bray nga Uashingtoni.

Kjo është hera e parë që ethet hemorragjike, lajmërohen në një zonë larg komunës së Malishevës, e cila është më e prekura nga paslufta ku kanë humbur edhe jetë njerëzish.

Në Kosovë që nga viti 2013-të nuk ka pasur vdekje si pasojë e etheve hemorragjike për dallim nga vitet paraprake që kanë marrë jetë njerëzish. Në vitin 2017 kanë qenë mbi 1 mijë qytetarë në gjithë Kosovën, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga pickimi i rriqrave.

Zonat e identifikuara endemike me rriqra janë Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina. /tesheshi.com/

Related posts