PARALAJMËRIMI/ Rama: kush cenon 30 qershorin, s’shkel as në SHBA e as në BE

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se kush do përpiqet që me 30 qershor të cenojë procesin zgjedhor, veç ndëshkimit penal sipas ligjeve në fuqi do përballet dhe me futje në “listën e zezë” të krimit zgjedhor, duke ju ndaluar hyrja në SHBA dhe BE.

“Në asnjë cep bashkie nuk duhet të vë në dyshim a do bëhen apo jo zgjedhje. Kush i afrohet një qendre votimi, djeg veten e jo zgjedhjet. Sa më shumë të informohen për Kodin Penal, dhe nuk ja vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në burg, të dënuar për krime zgjedhore që u hiqet e drejta për hyrjen në SHBA dhe BE. Nuk dua t’ja shoh asnjë shqiptari këtë qeder, dhe të mbetet tërë jetën pa hyrë në BE dhe SHBA dhe shkoi e vajti pas udhëheqje që kërkon ta bëjë përshesh Shqipërinë. Do faktojmë me audio, me video me foto, çdo shkelje. Ne do të bëjmë një fushatë, në radhë të parë demokracinë, për përgjegjësinë e çdo kujt që tu rri larg të mbyturve që duan të mbytin Shqipërinë”, tha Rama në takimin e parë me kandidatët e përzgjedhur nga PS për zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama tha se është i gatshëm të ulet me Bashën, pa kushte, por në fund do respektohet Kushtetuta e përbashkët.

Shefi i qeverisë tha se nuk ka në plan të që ikë ashtu siç opozita e kërkon, por vetëm nga vota e shqiptarëve.

“Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. por është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë. Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale, se buuum ballafaqohem me një problem real. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cënuar e drejta”, tha Rama.

Për gjithë ç’po ndodh në këtë krizë, shefi i mazhorancës tha se pas saj qëndron një njeri, si gjithëherë: Sali Berisha.

“30 vjet janë boll që ky vend mbahet peng nga një individ që plakjt si mos më keq, por që s’ka me keq, ka shaluar gjuhën shqipe dhe masakruar çdo normë sjelljeje në mexehlis nga kanuni i Lekë Dukagjinit te ato më ta latuarat. Boll 30 vjet që ky vend thith gazin e prodhuar nga i njëjtit individ që urrejtjen e partisë së punës e eksportoi në PD dhe e mbolli të çdo parcelë të politikës. Çudit planetin me djegie mandatesh parlamentare, boll që i njëjti lider në krye të së njërës parti, që si president dogji vendit, si shef opozite dogji kryeministrinë duke e sulmuar me antitank për të vrarë shefin e qeverisë dhe marrë pushtetin me dhunë, si kryeministër vrau protestues, vazhdoi sot kërcënoi sot me zjarr këtë popull nga tmerri se mund ti vijë më shpejt fletëthirrja e drejtësisë. Në 30 qershor në vend se populli të zgjedh për bashkitë, shqiptarët të asistojnë në një tjetër triumf të tezës antishqiptare, se nuk jemi në gjendje të respektojmë asnjë rregull të vendosim vetë”,theksoi Rama. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts