PARALAJMËRIMI/ Patriarku i Moskës: Teknologjia “në sulm”, po afrohet AntiKrishti

Patriarku i Moskës dhe i tërë Rusisë, Kiril, tha se kapaciteti për mbledhjen e të dhënave me pajisje të tilla si smartfonë, mund ta sjellë njerëzimin më pranë ardhjes së AntiKrishtit.

Në një intervistë të transmetuar nga televizioni shtetëror, Kiril tha se Kisha nuk e kundërshton progresin teknologjik, por është e shqetësuar sepse “dikush mund ta dijë gjithmonë vendin tuaj të saktë, e di saktësisht se çfarë janë interesat tuaja, di saktësisht se çfarë keni frikë” dhe se një informacion i tillë mund të përdoret për kontrollin e centralizuar të botës.

“Kontrolli me një pikë është parashikimi i ardhjes së AntiKrishtit, nëse flasim për pikëpamjen e krishterë të gjërave. AntiKrishti është personi që do të jetë në ballë të një rrjeti botëror që kontrollon gjithë racën njerëzore”, tha patriarku rus. /tesheshi.om/

auto pjese dak

Related posts