728 x 90 Leaderboard

Paralajmërimet e UEFA-s: City rrezikon dëbimin nga Champions

Manchester City po luan një sezonin të madh dhe është një ndër ekipet që po jeton kulmet e veta, ndonëse ende nuk ka prekur triumfin në ndonjë kompeticion të madh europian, siç do ishte Champions, ngjashëm siç Chelsea vite më parë, ku pati të njëjtin rrugëtim drejt suksesit. Por ja që City-t po i troket një telash.

UEFA për një kohë të gjatë po heton dështimin e klubit për të respektuar rregullat financiare. Ende nuk ka ndonjë konkludim konkret, por thuhet se kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë ekipit që po kryeson Premier League.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin kohët e fundit tha se institucioni që ai drejton, ka një rast të fortë kundër City-t.

Dhe fuke pasur parasysh se anglezët kanë paguar më parë një dënim për shkeljen e rregullave të Fair Play, këtë herë ndëshkimi mund të jetë dukshëm më serioz.

Është përmendur ndalimi i transferimeve për një periudhë të caktuar kohe, por gjithashtu edhe ndëshkimi dhe përjashtimi nga Champions League për sezonin 2019/2020. /tesheshi.com/

Related posts