Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rritet nafta me 18% në botë – Po ne a prekemi?!

Çmimi i kontratave ‘future’ të naftës u rrit ditën e premten. Nafta evropiane dhe ajo amerikane regjistruan fitimet e para mujore që nga qershori, për shkak të ndërprerjeve të furnizimit nga disa vende eksportuese dhe përmirësimit të kërkesës për naftë.

Në fund të ditës së premte, çmimi i kontratave ‘future’ u rrit me 2,53 $ një rritje prej 4,21% duke shkuar në 62,58 $ për fuçi, ndërsa çmimi i naftës bruto amerikane u rrit me 3,30% në 49,76 $ për fuçi.

Kontratat ‘future’ të naftës, kanë fituar terren për shkak të ndërprerjeve të furnizimit nga Deti Veriut dhe prej ndalimit të prodhimit dhe eksporteve të naftës nga Libia dhe Iraku në javët e fundit. Po ashtu favorizuese ka qenë edhe rritja e kërkesës kineze për naftë.

Edhe parashikimet pozitive ndikuan në përmirësimin e kërkesës për naftën bruto, çka bëri që çmimet e tyre të rriten me 18% që nga fillimi i muajit. Afërsisht me 52,99 $ për fuçi nga përllogaritjet e fundit të janarit.

Prodhimi SHBA

Nga ana tjetër, raportet pohuan se numri i sondave të shpimit të naftës dhe gazit në Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar rënie gjatë javës aktuale dhe dymbëdhjetë javëve radhazi.

Shtetet e Bashkuara kanë humbur më shumë se një të tretën e sondave që operojnë në katër muajt e fundit, një rënie e paparë në fushën e kërkimit të naftës, çka rrezikon t`i japë fund kështu edhe bumit i sektorit të gazit argjilor që dëshmuan në SHBA-të në fillim të këtij viti.

Rënia e çmimeve të naftës ka çuar tashmë në anulimin e mijëra vendeve të punës në sektorin e naftës dhe gazit, me investime që llogariten në rreth 86 miliard $, për shkak të rritjes së konkurrencës me të cilat përballen kompanitë amerikane me kompanitë e huaja të naftë.

Sondat e shpimit përdoren në eksplorimin e naftës ose shpimin e puseve të reja për prodhim. Zëdhënësi thotë se kur numri i sondave që operojnë është në rënie, po kështu ulet numri i puseve që shpohen, si dhe zbulimet bien dhe prodhimi ngadalësohet, e cila është një lajm i mirë për investitorët botërorë, të cilët janë në kërkim për një çmim më të lartë të naftës që kishte rënë me rreth 50% të vlerës së saj që nga qershori vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të agjencisë së informacionit të Energjisë, prodhimi amerikan i naftës gjatë vitit aktual do të arrijë 9.300.000 fuçi në ditë, nivelin më i lartë ky që nga viti 1972.

Po në tek ne?!

Po ashtu pritet një rritje e çmimit të naftës edhe në Shqipëri, nëse vazhdohet me këtë trend. Shpresat e vetme mbeten që të rinisë eksporti dhe prodhimi naftës nga vendet e Lindjes së Mesme, gjë që duket e vështirë për  momentin për shkak të konflikteve dhe një rritje e sasisë nga ana e SHBA-së, që po ashtu siç u theksua edhe më lartë pritet që të ndodh e kundërta.

Makroekonomikisht rritja e kërkesës (siç është tashmë rasti Kinës) dhe ulja e prodhimit gjeneron automatikisht rritje të çmimit në treg, prandaj deri atëherë nafta do vazhdojë të rritet dhe nga eksperienca dimë se sipërmarrësit shqiptarë janë të parët në botë për ta përkthyer rritjen e çmimit të naftës në vend dhe po ashtu të fundit në uljen e çmimit të këtij produkti kur ai ka rënë në tregjet globale.

Përgatiti: Enklid Pelari

auto pjese dak

Related posts