PARADOKSI/ Kriza e besimit: 60 % e danezëve që paguajnë për kishën janë ateistë

Priftërinjtë në Danimarkë po përballen me një problem të madh në radhët e tyre. Një hulumtim i bërë së fundmi tregon se 57 përqind e anëtarëve të kishës nuk besojnë fare në Zot.

Megjithatë, për hir të traditës, ata paguajnë disa mijëra euro çdo vit për të paguar shërbimet e anëtarësimit. Por në një pyetje mjaft elementare të bërë në pyetësor, ata dhanë përgjigje shokuese.

Instituti i hulumtimit YouGov e ka kryer një sondazh për gazetën Kristeligt Dagblad, ku del se vetëm 43 përqind e të anëtarësuarve në kishë e besojnë Zotin.

Por një prift i pensionuar që dikur shërbente në Katedralen e Kopenhagës, konsideron se nuk është mirë që të bëhen këso sondazhe.

“Askush nuk e di se çfarë ka në lëkurën e tjetrit”, thotë Jesper Stange, për gazetën Kristeligt Dagblad.

Astrid Krabbe Trolle, një sociolog i religjionit në Universitetin e Kopenhagës, tregon se anëtarësia në kishë është më tepër çështje identiteti sesa fetarizmi.

Tek danezët, krishterimi përbën besimin e gati 75% të banorëve. Por hulumtimi i ri e vendosë në pikëpyetje këtë statistikë.  /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts