Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Para EURO-s, UEFA: Tifozët përsëri në tribuna!

Shoqata Evropiane e Futbollit (UEFA) synon të shfuqizojë parashikimin që numri maksimal i spektatorëve të lejuar gjatë pandemisë koronavirus duhet të jetë 30 për qind e kapacitetit të stadiumit, e gjitha me qëllim që të rrisë numrin e tifozëve në Kampionatin e pritshëm Europian, i cili do zhvillohet në disa shtete e jo në një shtet të vetëm.

Autoritetet ruse dhe britanike tashmë kanë treguar se ata mund të lejojnë më shumë spektatorë në stadiumet në Shën Petersburg dhe Londër, kështu që UEFA po përgatit një dispozitë sipas së cilës numri maksimal i tifozëve mund të përcaktohet nga autoritetet lokale.

Pritësit e EURO-s duhet të përcaktojnë deri në 7 prill se sa spektatorë do të lejohen në stadiumet e tyre dhe shumica shpresojnë që qeveritë e tyre do t’i lejojnë ata të hapin portat për spektatorët.

Autoritetet ruse njoftojnë se deri në 50 përqind të kapacitetit të stadiumit mund të plotësohen në ndeshjet që do të luhen në Shën Petersburg.

Stadiumi Wembley në Londër do të presë gjysmëfinalet dhe finalet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts