Papa, thirrje për çrrënjosjen e trafikimit të qenieve njerëzore

Papa Françesku u bëri thirrje qeverive të të gjitha vendeve të botës për të zhdukur shkaqet e trafikimit dhe për të mbrojtur viktimat.

Duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ai kërkoi që të ndërmerren veprime vendimtare kundër trafikimit me qenie njerëzore, me të cilat kë një xhiro rreth 150 miliardë dollarë në vit.

Ai i nxiti të gjithë njerëzit që të paralajmëronin për raste të shfrytëzimit të njerëzve dhe shembuj të skllavërisë bashkëkohore, duke u kërkuar atyre të mos ishin indiferentë kur është fjala për vuajtjet e viktimave dhe për t’u angazhuar në luftën kundër këtij krimi.

Shumë gra dhe fëmijë që u arratisën nga varfëria nga vendet afrikane dhe vendet e Evropës Lindore, janë detyruar të prostituojnë në vendet e Evropës Perëndimore.

Shpesh në mbarë botën, njerëzit e varfër nën presion, dhe shpesh si skllevër, punojnë në bujqësi, në familje ose në industri.

Sipas të dhënave statistikore mbi skllavërinë që nga viti 2016, një studim i grupit të të drejtave të njeriut – Fondacioni Walk Free, informon se rreth 45.8 milionë njerëz në botë sot jetojnë në një lloj skllavërie. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts