728 x 90 Leaderboard

Papa, “mea culpa” për abuzimet e Kishës: koha për pendesë, lutje dhe agjërim

Të ballafaquar me krizën e abuzimit seksual nën rason e priftit në disa vende të botës, Papa Françesku publikoi këtë të hënë një letër të pazakontë, duke u lutur për falje dhe duke pranuar se dhimbja e viktimave për një kohë të gjatë vërtet është injoruar.

Kreu i botës katolike u ndal posaçërisht te rasti i Kishës së Pensilvanisë, duke përmendur shifrën e 1 mijë fëmijëve të abuzuar në vite nga kleri i atyshëm.

“Ditët e fundit është publikuar një raport të detajuar mbi përvojën e të paktën një mijë fëmijëve të cilët ishin viktima të abuzimit seksual, abuzimi me pushtetin dhe ndërgjegjen nga priftërinjtë, për gati 70 vite. Kjo na detyron ta dënojmë fort këtë krim”, tha Papa në letrën e lëshuar nga Vatikani.

Është jetike që ne, si Kishë, të njohin dhe të dënojmë, me hidhërim dhe turp, këto krime të kryera nga persona të shuguruar, priftërinj dhe të gjithë ata që u ngarkuan me detyrën për t’u kujdesur për ata që janë të paprekshëm”, është shprehur kreu i Katolicizmit botëror.

“Ne lutemi për faljen e mëkateve tona dhe mëkatet e të tjerëve”, theksoi ai.

“Në pikëpamje të së kaluarës, kërkimi i falje dhe i riparimit të dëmit nuk do të jetë e mjaftueshme. Ne duhet të inkurajojmë një kulturë që nuk do të lejojë përsëritjen e një situate të tillë e as të lejojë fshehjen e tyre”,
shkruan Papa.

“Është e rëndësishme për të mobilizuar të gjithë komunitetin e besimtarëve dhe jo vetëm klerikët. Çdo gjë që është duke u bërë për të çrrënjosur kulturën e abuzimit në komunitetet tona, pa pjesëmarrjen aktive të të gjithë anëtarëve të Kishës do të dështojnë në krijimin e asaj dinamike të nevojshme për një transformim të shëndetshëm dhe efektiv”, shkroi Papa në letrën me frymë “mea culpa” publikuar në shtatë gjuhë.

Papa Francis përfundon letrën e tij drejtuar grigjës katolike duke e ftuar për lutje dhe agjërim, si për vëmendje ndaj fëmijëve, të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara. /tesheshi.com/

 

Related posts