Pantera e Zezë ia kalon Titanik-ut dhe hyn në treshen e parë të filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave

Filmi Pantera e zezë e mbylli fundjavën që kaloi me një fitim prej 665.4 milion dollarësh, duke ia kaluar edhe filmit Titanic, i cili pati një fitim prej 659.4 milion dollarësh.

Ky film, në të cilin interpretojnë aktorët: Chadwick Boseman, Lupita Nyong’o, Letitia Wright, Danai Gurira, Daniel Kaluuya dhe Michael B. Jordan, tashmë renditet direkt pas të famshmit Star Wars.

I befasuar nga interesi i madh ndaj këtij filmi qysh në shfaqjen e tij në muajin shkurt, regjizori Coogler u shpreh në rrjetet sociale, se ndihej i emocionuar nga dyndja e madhe e njerëzve në kinema:

“Shpresonim shumë që njerëzit të kishin interes të shihnin një film, ku flitet për një vend imagjinar në Afrikë, e ku luajnë aktorë me prejardhje nga ky kontinent, por s’e kishim imagjinuar kurrë se do të kishte një dyndje kaq të madhe dhe një impakt të tillë. Është e mrekullueshme të shohësh njerëz të prejardhjeve të ndryshme, duke bërë hareshëm foto afër reklamave të filmit tonë, me miqtë dhe familjen e tyre, e madje ndonjëherë edhe duke kërcyer në hollet e kinemave”. /tesheshi.com/

Related posts