Panairi i librit në Prishtinë: vizitorë me qese ndër duar, dhe librat fetarë ndër më të kërkuarit

Prej së martës është hapur Panairi i 17-të i Librit në Prishtinë, ku po marrin pjesë botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia. Ky panair këtë vit shoqërohet dhe nga një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore: 150-vjetori i lindjes së Zef Skiroit, 100-vjetori i lindjes së Roland Barthes, 100-vjetori i lindjes së Arthur Miller, 100-vjetori i vdekjes së Josif Bagerit, 95-vjetori i lindjes së Mark Krasniqit e 20-vjetori i vdekjes së Anton Pashkut.

20150603_144844

Sipas koordinatorit të Panairit Besian Zeneli, po vërehet se shumë vizitorë janë me qese ndër duar, gjë që tregon se vijnë për të blerë libra e jo thjesht për t`u kaluar një sy.

Ai thotë se për blerësit e librave ka oferta të mira që janë nga 20% e deri të 50%.

Edhe disa shtëpit botuese janë mjaft të kënaqura me vizitorët si dhe me blerësit.

Arben Kondi nga shtëpia botuese “Çamëria”, për portalin tesheshi, thotë se interesimi është i madh edhe çmimet janë reale. Ai në këtë panair ka ardhur me dy tituj të ri si “Kuzhinë Çame” dhe “Dionisi Paramethisë” etj.

Entuziastë shfaqen dhe drejtues të ‘Artini’-t cila përfaqëson shtëpitë botuese “Toena” dhe “Dudaj”. Ata në këtë panair kanë ardhur me disa tituj të ri si: “Shkelja e Kurorës” e Paulo Coelho, “Dëshmitar në kohë Historike” 5 vëllime i autorit Rexhep Qosja.

20150603_145710

Por vlen të veçohet fakti se libri fetar, posaçërisht ai islam, vazhdon të ngjall interesim të madh. Sipas shtëpisë botuese Furkan ISM, libri islam mbetet më i shituri. Ata kanë ardhur me shtatë tituj të rinj enkas për këtë panair: “Kopshte me lumturi” Aid El-Karni, “Mesazhe nga zemra” Ferid Piku si dhe “Përmbledhje me hadithe” Sunen Ebu Davud 1-2.

Ndërsa nga shtëpia botuese ‘Gjurma-botime’, të thonë se numri i blerësve është i kënaqshëm dhe se ka interesim të madh për librin islam. Sipas drejtuesve të saj, librat me të kërkuar janë: “Nektari i vulosur i xhenetit”, “Rrëfime për Pejgamber”, “Inkurajimi dhe Kërcënimi” si dhe “Qëllimi i Krijimit”.

Edhe shtëpia botuese “Dëshmia” në këtë panair prezanton librin e Dr, Zakir Naik “Islami në qendër të vëmendjes” si dhe “Si të bëhesh baba ideal dhe nënë ideale”.

 

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj – tesheshil.com

 

 

 

auto pjese dak

Related posts