Auto Dak
Auto Dak

Panairi i i Librit në Tiranë: etika njerëzore mund urrejtjen politike

Panairi i Librit në Tiranë ka ofruar dhe skena qytetarie mes njerëzve në llogore të ndryshme politike.

Fillimisht, u fiksua një ndalesë e bashkëshortes së kryeministrit Rama te stenda ku poeti, por dhe opinionisti politik Andi Bejtja, ofron një përmbledhje të tij me poezie ndër vite.

Linda Rama morri një kopje të këtij autori, të njohur si kritik i fortë i Ramës. Por ndërkohë, ky i fundit e ka vlerësuar Bejtjen publikisht dhe shumë herë, madje në kulmin e replikave në studio debati, si njeriun e një prej poezive më të bukura në post komunizëm “Atdhedashuri”.

Më pas, ka qenë deputetja socialiste Blerina Gjylameti ajo e cila ka marrë një libër me dedikim nga kundërshtarja politike, ish-deputetja me mandat të djegur, Grida Duma. Kjo e fundit sapo ka publikur librin e saj të titulluar “Koha për politikë”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts