728 x 90 Leaderboard

Pakti Trump – Kim Jong, Rusia kërkon heqjen e sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë së Veriut

Rusia ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të marrë në konsideratë heqjen graduale të sanksioneve ekonomike kundër Koresë së Veriut pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara mbi denuklearizimin e vendit.

Vitin e kaluar, OKB miratoi tre grupe sanksionesh të ashpra kundër Phenianit, duke ndikuar në eksportet e saj të qymyrit, hekurit, peshkimit dhe industrisë së tekstilit dhe duke kufizuar furnizimin me naftë.

Sanksionet u vendosën pas hedhjes së raketave dhe një test bërthamor nga Pheniani, të cilat u cilësuan si kërcënim ndaj stabilitetit ndërkombëtar.

“Mendoj se është thjesht e natyrshme të mendosh për hapat në këtë drejtim”, tha ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, duke iu përgjigjur pyetjes rreth heqjes së mundshme të sanksioneve.

Në samitin historik Trump – Kim të martën, u nënshkrua një deklaratë e përbashkët në të cilën Pheniani angazhohet për denuklearizimin e plotë të Dadishullit Korean.

Shumë diplomatë besojnë se sanksionet e OKB-së kanë qenë vendimtare në vendimin e Kim Jong për të negociuar braktisjen e programit bërthamor. /tesheshi.com/

Related posts