Pakti opozitar, Dule me gjuhën e Bashës kundër Ramës: pse?

Pas nënshkrimit të paktit opozitar anti-Rama, ndër më entuziastët ka qenë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, forca e person tradicionalisht krah së majtës, ndryshuar drejtim pak vite më parë pas reformës territoriale.

Pa peshën politike të dikurshme, e për këtë arsye i ç’faktorizuar politikisht që në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Dule është pozicionuar përfunimisht kundër Ramës, duke qenë një ndër zëlartët për largimin e tij.

“Është momenti që t’i drejtohemi ndërgjegjes popullore. Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto më tepër për familjet tona. Qytetarët reflektoni, e keqja është e përbashkët për të gjithë ne”, tha Dule.

Krisja mes tyre zë fill që në hartën e reformës territoriale, Vranishti lab iu bashkua Himarës. Këtë të fundit, faktori nacionalist grek e konsideron një “kështjellë greke” në Shqipëri.

Arsye tjetër qe dhe marrja e PDIU-së në koalicion nga ana e Ramës, duke iu dhënë çamëve një porcion pushtet, përfshirë dhe n/kryetarin e Kuvendit. /tesheshi.com/   

auto pjese dak

Related posts