PAKTI/ Merkel dhe Macron firmosin “rithemelimin” e Europës nën hyqmin franko – gjerman

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron nënshkruan një marrëveshje të re për të forcuar marrëdhëniet franko-gjermane, si një mesazh pozitiv në Bashkimin Evropian, dobësuar nga rritja e nacionalizmit.

Teksti u firmos në Aachen-in gjerman, zgjedhur simbolikisht si qyteti simbol i pajtimit frank-gjerman, e kjo ndodh katër muaj përpara zgjedhjeve evropiane, megjithëse shkaktoi debate në Francë, ku e majta dhe e djathta shohin te ky pakt humbjen e sovranitetit kombëtar dhe shkrirjen e vendit të tyre me Berlinin.

Ky pakti i ri, i cili rifuqizon boshtin franko – gjerman në një Europë në krizë, pason një marrëveshje të Pallatit Elysse nënshkruar në vitin 1963 nga Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer, i cili tërhoqi vëmendjen ndaj pajtimit mes dy vendeve pas luftës.

Marrëveshja përcakton bashkëpunimin, pajtueshmërinë e politikave ekonomike, të jashtme dhe të mbrojtjes të të dy vendeve, bashkëpunimin në rajonet ndërkufitare dhe një asamble të përbashkët parlamentare prej 100 përfaqësuesve francezë dhe gjermanë.

“Është një moment i rëndësishëm për të treguar se çifti franko-gjerman është një bazë që mund të ringjallet për të forcuar projektin evropian”, tha zyra e presidentit francez.

“Nuk kemi shkuar aq larg vetëm sa i përket mbrojtjes së përbashkët”, u shtuan nga Pallati Elysee.

Të dy vendet gjithashtu pranuan një dispozitë mbi mbrojtjen e ndërsjellë në rast të agresionit, sipas formatit të parashikuar brenda NATO-s.

Ata do të jenë në gjendje të vendosin burime të përbashkëta në rast të një sulmi ose të bashkëpunojnë në programet kryesore ushtarake, siç janë planet e tyre për tanke dhe aeroplanët luftarakë.

Nënshkrimi i marrëveshjes vjen në një kohë kur të dy liderët janë dobësuar politikisht: Merkel po përgatitet të largohet nga zyra në vjeshtën e vitit 2021 dhe Macron përballet me krizën e “jelekverdhëve”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts