Pakti anti-Rama, e paimagjiueshmja ndodh: Dule dhe Idrizi, bashkë në një familje politike

Pakti opozitar anti-Rama ka çuar në “bërjen bashkë”, në një familje politike, të atyre që nuk honepsin dot njëri-tjetrin: Dules grek dhe Idrizit çam. Ky i fundit, ishte një ndër nënshkruesit e paktit prej 10 pikash, i cili ka për qëllim final rrëzimin e Ramës.

Megjithatë, në asnjë tryezë të deritanishme opozitare, apo dhe prezence publike, Idrizi e Dule nuk janë fotografuar bashkë.

Ndryshe nga arsyet e Dules, ato të Idrizit për t’ju bashkuar krahut opozitar janë të ngjashme me ato të LSI-së. Kredoja e anti-tepsi e Ramës në zgjedhjet e 2017, edhe pse pa e shënjestruar PDIU-në por vetëm LSI-në, pati në listë edhe partinë e Idrizit, një lloj LSI nr.2 në raportet me pushtetin.

Idrizi, një ish-deputet socialist nga zgjedhjet e vitit 2009, u zhvendos drejt një tjetër synimi politik duke krijuar një forcë të profilizuar me kuazën çame. Nga kjo, fillimisht u fut në koalicion me Berishën në dy-vjetëshin e fundit të mandatit 2009-2013 duke përfituar disa drejtori të rëndësishme, e më pas kaloi në koalicion me Ramën me po të njëjtat benefite.

Ja ç’deklaroi Idrizi pas nënshkrimit të paktit opozitar: “Ne mendojmë se kjo qeveri duhet të qeverisë shqiptarët që kanë halle shumë të mëdha. Duhet t’i japim kësaj një zgjedhje politike për ta bërë shqiptarin të votojë. Ne kemi një program dhe elektorat dhe sot po bashkojmë të gjithë bashkë parimet tona. Shqiptarët janë lodhur. Sot është e nevojshme që Shqipëria të ketë njerëz normalë dhe të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”. /tesheshi.com/         

 

auto pjese dak

Related posts