728 x 90 Leaderboard

Pak zhgënjim: mali Everest nuk është më i larti në botë, ja cili ia kalon

Të gjithë ata që kanë marrë mundin të ngjiten guximshëm në majën e malit Everest me idenë se kanë shkelur majën më të lartë në botë, mund të zhgënjehen disi, pasi sipas shkencëtarëve, nuk është ky mali më i lartë në botë

Në fakt, mali i Himalajave është mundur nga Chimborazo, mal në Ekuadorin e Amerikës Jugore.

Por Everest fiton përsëri në matjet tradicionale metrike, duke qenë se është 9000 metra mbi nivelin e detit.

Në fakt, Everesti nuk është më i larti, apo thënë më mirë, nuk është më së afërmi qiellit.

Majat e malit të Ekuadorit kryesojnë në matje dhe gjithë kjo për shkak të formës së tokës. Everesti fiton vetëm nëse matet prej nivelit të detit.

maliPor nëse matjet do të bëheshin prej qendrës së tokës, Chimborazo do të fitonte me lehtësi dhe Everesti nuk do të kualifikohej madje as në 20 malet më të larta.

Rezultatet vijnë nga fakti se toka nuk ka formën e sferës, por ka formën e një kungulli, i cili është i paksa i rrafshuar në pjesën e sipërme dhe të poshtme të saj, ndërsa lehtësisht i fryrë përjashta, në të dy anët e mesit.

Kjo formë e tokës i jep përparësi cilitdo mal që gjendet në pjesën e Ekuatorit. Ndërsa  Chimborazo ndodhet në pjesën e mesit lehtësisht të fryrë përjashta, Everesti ndodhet në një të tretën e rrugës prej Ekuatorit (mesit) për në pjesën e sipërme të tokës.

Mali Everest madje nuk është mali më i lartë as në matjet tjera. Mauna Kea në Hawaii është shumë me e madhe, nëse matet prej fundit drejt majës, por duke qenë se fundi i saj dhe pjesa më e madhe e malit ndodhet nën det, atëherë kjo ia pamundëson të thyejë rekordin e lartësisë së majës së malit, kur ajo matet nga niveli i detit.

Fama e Everestit vjen kryesisht për shkak të faktit se është maja më e lartë për t’u ngjitur dhe është mali me fortësinë më të madhe.  /tesheshi.com/

Related posts