Pak humor nën vringëllima armësh: si do të dukej Trump dhe Kim Jong nëse do këmbenin flokët

Ndërkohë që presidenti Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong-un po shkëmbejnë kërcënime ndaj njëri-tjetrit, duke i intensifikuar ato, një përdorues i Redd-it është përpjekur që ta parodizojë pakkëtë situatë të tendosur mes dy vendeve, duke imagjinuar se si do të dukeshin të dy liderët në qoftë se ata do të kishin shkëmbyer flokët mes tyre.

Rezultati është një pamje mahnitëse dhe një imazh krejtësisht i ri për të dy liderët.

“A nuk u bënë të dy disi më të bukur?”, pyeti një përdorues.

Por të tjerë konsideruan se të dy kishin marrë pamje të shëmtuar.

“Kjo ka qenë marrëveshja më e keqe në historinë e marrëveshjeve tregtare, të bëra ndonjëherë?”, tha një përdorues tjetër, duke ironizuar me prirjen e Trump-it për kritikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të tregtisë.

Ndërsa kishte një mori mendimesh mbi flokët e shkëmbyera, shumica ishin të pajtimit se Trump ka humbur betejën ndaj Kim-it në “departamentin e pamjes”, kur flokët e tyre ishin këmbyer. /tesheshi.com/