Pagesa në Rrugën e Kombit, Banka Botërore bën avokaten e qeverisë: normale, si në çdo vend

Banka Botërore ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të tarifuar Rrugën e Kombit.

“Si në çdo vend pagesat janë të nevojshme për të mirëmbajtur apo për të ndërtuar rrugë”, tha përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri, Maryam Salim, gjatë fjalës së saj në konferencën “Raporti i 13-të ekonomik dhe rajonal”.

Ajo shtjelloi më tej procesin e tarifimit, duke bërë të qartë se janë parashikuar dhe lehtësirat për banorët e zonës.

“IFC-ja, që është anëtare e grupit të Bankës Botërore, me kërkesë të qeverisë shqiptare ka qenë një nga kryekëshilluesit e studimit që ka paraprirë ky projekt i gjatë. Sipas studimieve përkatëse është analizuar me shumë kujdes edhe niveli i pagesës së rrugës. Ai është në përputhje me mesataret e rajonit dhe këshillimi është bërë që kjo pagesë të mblidhet në një pikë të vetme të rrugës. 

Pjesë e strukturës së projektit ka qenë edhe skema e përdoruesve të rregullt me një pagesë më të ulët. Unë jam në dijeni se ka ende disa diskutime dhe Kryeministri është shprehur se po shikojnë se cilat mund të jenë këto pagesa më të ulta për popullsinë e zonës”, tha znj. Salim. /tesheshi.com/ 

 

Related posts