Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Pacolli: gënjen kush thotë se qeveria e re nuk do heq taksën ndaj Serbisë

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër i Kosovës, beson se qeveria e re e dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit do ta heqë taksën doganore 100 përqind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

“Gënjejnë janë ata liderë që thonë se nuk do të heqin taksën. Nuk është mirë të mashtrojnë votuesit”, tha Pacolli, referuar deklaratës së Haradinajt, i cili tha se “nëse ai fiton zgjedhjet, nuk do të heqë dorë nga taksa derisa Serbia ta njohë Kosovën”.

Pacolli tha se taksa “ishte fillimisht një hap i justifikuar”, por gjithashtu se “disa probleme jetike për Kosovën duhej të adresoheshin gjatë procesit”.

Ai beson se qeveria e re e Kosovës do t’i hapë rrugën dialogut, pasi “duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”.

“Ata (Perëndimi) e shohin Kosovën sot si një vend që bllokon dialogun, si një vend që nuk dëgjon dhe nuk punon me miqtë , duke thënë se kemi pasur mbështetje edhe më parë, por tani jemi duke u përballur me një mungesë të kësaj mbështetje. Shpresojmë që ta kemi përsëri këtë mbështetje”, tha Pacolli. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts