728 x 90 Leaderboard

Pacientët e Dializës zënë derën e ministrisë së Shëndetësisë: Na kërkojnë para kudo

Pacientët e Dializës kanë protestuar ditën e sotme përpara ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

Ata deklarojnë se kudo u kërkojnë para dhe se nuk marrin asnjëherë nga ilaçet falas të shtetit, ndërsa shtojnë se dërgohen për ndërhyrje në spitale private.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të shtrihen në ambientet e ministrisë deri sa të marrin një përgjigje nga ana e ministrit Ilir Beqaj. Ata shtojnë se as shërbimi urban nuk u paguhet./tesheshi.com/

Related posts