Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Oxfam: burra të pasuruar në kurriz të grave, dyfishohet numri i miliarderëve në planet

Numri i miliarderëve është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit, falë një sistemi ekonomik të bazuar në pabarazitë që shkon në kurriz të grave – njofton Oxfam, një shoqatë britanike kundër varfërisë.

Pasuria e 2,153 miliarderëve botërorë tejkalon pasuritë e 4.6 miliardë njerëzve, ose 60 përqind të popullsisë së botës, sipas një raporti të lëshuar një ditë para nisjes së samitit vjetor të Davosit.

“Ky hendek i thellë bazohet në një sistem ekonomik të gabuar dhe seksist,” vunë në dukje autorët e raportit, duke përmendur se 22 burrat më të pasur në botë kanë më shumë para se të gjitha gratë në Afrikë.

Gratë dhe vajzat kalojnë miliarda orë të papaguara çdo ditë duke gatuar, pastruar dhe kujdesur për të afërmit, shumë prej të cilave nuk mund të arsimohen ose punojnë, zbuloi Oxfam. Vlera e punës së tyre është trefishi i vlerës së industrisë globale të teknologjisë, shton kjo organizatë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts