728 x 90 Leaderboard

Orban sfidon Shkupin: mirësevjen Nikolla!

Qeveria hungareze ka marrë në konsideratë kërkesën për azil bërë nga ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevksi.

Mediat në Shkup citojnë njoftimin e dhënë nga kabineti i kryeministrit Orban, ku thuhet se “ish-kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari. Duke pasur parasysh se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest. Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare. Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish-kryeministrin do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik“.

Një ditë më parë, teksa policia maqedonase lëshoi urdhër-arrest për Gruevskin, pasi nuk po paraqitej për të kryer dënimin me dy vite burg, ai njoftoi nga Hungaria se ndodhej në atë vend për të kërkuar azil.

Dhe është e kuptueshme se pse zgjodhi Hungarinë, jo vetëm për afërsi fizike. Viktor Orban është aleati më i ngushtë i tij. Jo vetëm si të djathtë, që të dy kanë shfaqur një eurospekticizëm në qëndrime kanë qenë afër Moskës.

Mister mbetet rruga që ka ndjekur nga Maqedonia deri në Hungari, pasi në mungesë të një pasaporte të cilën e ka patur të sekusestruar në kuadër të hetimeve, nuk ka qenë e mundur kalimi në pika kufitare.

Gruevski e ndërmorri këtë akt arratisjeje e më pas kërkim azili, për shkak se duhet të shkonte në burg për të vuajtur dy vite heqje lirie për aferën “Tanku”, blerjen e një Mercedezi 600 mijë euro.   /tesheshi.com/      

 

 

Related posts