Orban: për një Europë vetëm të krishterë me Salvinin si hero

Qëllimi i Hungarisë në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian është që “forcat anti-emigrantë” të bëhen pjesa më e madhe në të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë PE-në dhe Komisionit Evropian, tha të enjten kryeministri hungarez Viktor Orban.

Orban, i cili në zgjedhjet e prillit fitoi një mandat të tretë radhazi, duke patur një fushatë të bazuar në politikat anti-emigrant, parashikoi se në Evropë ka dy qytetërimeve: një, që ndërton të ardhmen e saj në një bashkëjetesë të përzier muslimane-krishterë; dhe tjetra në Evropën Qendrore, e cila do të jetë vetëm e krishterë.

“Në 15 deri 20 vitet e ardhshme, emigrimi do të jetë çështja më e rëndësishme në kontinent dhe po ashtu edhe në Hungari”, u tha Orban gazetarëve në Budapest.

Ai tha se e vlerëson si “shprese të madhe” bashkëpunimin me qeveritë italiane dhe polake, ndërsa ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini, tha se e shihte si “një hero”.

Salvini të mërkurën ishte në Varshavë, në një përpjekje për të bërë një aleancë me populistët në pushtet atje, në prag të zgjedhjeve të PE në maj dhe shprehu shpresën për zëvendësimin e aksit aktual “franko-gjerman”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts