728 x 90 Leaderboard

Ora finale për Demarkacionin: kryeministri malazez në Prishtinë, Haradinaj nuk e pret në aeroport

Dushko Markoviç, njeriu që pritet të luajë aktin final për ta detyruar parlamentin e Kosovës që t’i japë fund çështjes së demarkacionit, vijës kufitare me vendin e tij.

Por në aeroport, ai nuk është pritur nga homologu Haradinaj, kundërshtari më i ashpër dhe ende stoik i demarkacionit, që këmbëngulësisht kërkon tjetër ndarje kufitare me pretendimin se ajo që kërkohet të votohet është bërë gabim.

Ishte zv/kryeministri Fatmir Limaj, dorëdhënësi i parë i Markoviçit, që u pasua nga Haradinaj në kryeministri, me një pritje plot nderime shtetërore. Më pas ka nisur takimi mes të dyve.

Duhet shtuar se Limaj përgjatë kohës së fundit është marrë prej afër me gjetjen e një zgjidhje të demarkacionit me Malin e Zi, çështje kjo shumë e rëndësishme për vendin që lidhet ngushtë edhe me liberalizimin e vizave. /tesheshi.com/

 

 

Related posts