reklama juaj ketu

Opozita kosovare fton qytetarët në protestë me sms

Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se ka marrë konfirmimin e më shumë se 11 mijë personave për pjesëmarrje në protestën e nesërme.

frasher-krasniqi

“Nga kontaktet telefonike me anëtarët e Vetëvendosjes, pa e përfshirë anëtarësinë e Prishtinës, ardhjen në protestë e kanë konfirmuar rreth 11,350 vetë. Këtu nuk i kam përfshirë konfirmimet nga anëtarësia e AAK dhe Nisma, si dhe qytetarët që nuk janë anëtarë të Vetëvendosjes (zakonisht në protestat e kaluara, raporti i pjesëmarrjes është për çdo 1 anëtar – 3 qytetarë). Këto shifra flasin për një protestë që do të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë viteve të fundit në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Opozita e bashkuar, sikurse edhe në protestat e kaluara, edhe një natë para protestës së paralajmëruar për 9 janar po dërgon mesazhe telefonike (SMS) tek qytetarët duke i ftuar të jenë pjesë e protestës.

Në mesazh shkruan se personi ftohet të merr pjesë në protestë, me orë dhe vend të caktuar. Dërguesi i mesazhit figuron “OPOZITA”.

Mesazhi përfundon me një slogan “Për shtet me sovranitet!”.

Ndërsa Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në nenin 5 përcakton në paragrafin e parë se të dhënat personale mund të përpunohen vetëm nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij ose saj. /tesheshi.com/