Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Opozita iraniane në Shqipëri: Teherani po nxit fshatarë kundër nesh

Muxhahedinët e kampit “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit, pretendojnë se disa fshatarë rreth e rrotull po nxiten nga regjimi iranian për t’u përplasur me ta.

Ky reagim vjen pasi ditë më parë, një grup fshatarësh të Manzës, shprehën protestëë ndaj faktit se atyre po  ju rrëmbëhej një tokë pranë varrezave, e cila do shkonte po për varreza, por dedikuar si hapësirë muxhahedinëve.

Sipas tyre, banorët e kampit të opozitës iraniane mundet të gjenin tjetër vend e jo në varrezat e tyre.

Por për banorët e “Ashraf 3”, këtu ka gisht regjimi i Teheranit.   “Kjo është një akuzë false dhe ky tubim i vogël u provokua dhe u organizua nga disa elementë që punojnë për regjimin iranian“, thuhet në reagimin për mediat.

Opozitarët iranianë pretendojnë se ato shkojnë mirë me fshataët rreth e rrotull, porse një pakicë po tenton ta cenojë këtë stabilitet social.

Kjo nënkupton kërcënim të sigurisë  për njerëzit e që jetojnë në ‘Ashraf 3’“, thuhet më tej në reagim. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts