728 x 90 Leaderboard

Opozita i rikthehet “Babales”, kallzim Ramës te Krimet e Rënda: ku e ka përgjigjen e laboratorit për audiopërgjimin?

Teksa në rend të parë ishte “Teatri” në betejën e përditshme politike, opozita i është kthyer edhe njëherë “Babales”, çështjes së audiopërgjimit me personazh vëllain e ministrit Xhafaj.

Krerët e grupeve PD e LSI, akuzojnë Ramën se nuk ka paraqitur përgjigjen e laboratorit për të cilën ky i fundit pretendonte

Ata kanë bërë kallëzim te Krimet e Rënda me këtë arsyetim.

“Ne kërkojmë hetim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, për fshehje të së vërtetës. Kryeministri manipuloi opinionin publik, duke thënë se disponon përgjigjen e laboratorit për audiopërgjigjen, por deri më sot rezulton se nuk ka një dokument të tillë”.

Nga ana tjetër, Rama ka kërcënuar me hapje procesi ndaj opozitës, me pretendimin se ajo ka sajuar një audiopërgjim me qëllim për t’i bërë presion qeverisë.

Sa për treguesin laboratorik, Rama ka thënë se të dhënën e ka marrë në rrugë jo-zyrtare, thjesht për të patur një bindje në veten e tij mbi të vërtetën e asaj çfarë prezantoi opozita për opinionin. /tesheshi.com/  

 

Related posts