OPERACIONI/ Shkodra nën pushtetin e fajdeve, arrestime, sekuestrime

Përflitej prej kohësh, ajo që Shkodra po përjetonte një klime fajdesh, ngjashëm me ato të Sudes e Xhaferit në mesin e viteve ’90.

Policia ndërhyri me një aksion blic në qytetin verior, duke kryer një valë arrestimesh të personave që ishin përfshirë në këtë skemë.

Në total janë arrestuar 11 persona dhe 5 janë shpllur në kërkim.

Mes personave të arrestuar është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa janë përfshirë edhe noterja pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, Valbona Hajdari dhe efektivi i policisë Ergys Lohja, të cilët janë pezulluar nga detyra.

“Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar”, tha prokuroria, e cila kryente hetime prej kohësh.

Prej tyre ka rezultuar përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, (automjete, toka, apartamente, dyqane), prona të përvetësuara nga mospagesa në kohë e kësteve.

Operacioni u vlerësuar dhe nga kryeministri Rama, i cili shkroi:

“Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikas. RESPEKT”.

Të arrestuar:

  1. B. A. 61 vjec nga Shkodra
    2. E. M., 33 vjec nga Shkodra
    3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;
    4. A.D. 39 vjec nga Shkodra
    5. M.B. 31 vjec nga Shkodra
    6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe  banues në Shkodër;
    7. E.F., 38 vjec nga Shkodra
    8. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra
    9. P.V., 54 vjec nga Shkodra;
    10. L.S., 48 vjec nga Shkodra;
    11. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

Të arrestuarit akuzohen për “Pastrimi të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.

Paratë dhe sendet e tjera të sekuestruara:

– 238 600 Euro CASH
– 272  400 dollarë CASH
– 414 000 Lekë
– 510  Paund Britanik
– 20 automjete  transporti
– 1 revolver,
– 1 krehër pistolete me fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– 5  kompjutera laptop
– 50 celularë
– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts