728 x 90 Leaderboard

Operacion kundër Ndragheta-s: arrestime mafiozësh në disa vende të botës

Dhjetra persona u arrestuan të mërkurën në Itali, Hollandë, Gjermani, Belgjikë dhe Amerikën e Jugut në një operacion kundër anëtarëve të mafias italiane  -Ndrangheta, thanë zyrtarët.

Policia italiane dhe Eurojust, një agjenci evropiane që mbikëqyr bashkëpunimin gjyqësor në hetimet penale, tha se të arrestuarit janë persona të dyshuar për trafikimin e kokainës, pastrimit të parave, ryshfetit dhe dhunës.

Eurojust tha se policia “po kryen vetëm arrestime dhe konfiskime”, por shifrat nuk publikohen.

Qëllimi i operacionit është familja Ndranghete në qytetin jugor italian Locri në Kalabri, qendra e një grupi e kësaj mafieje të shpërndarë në të gjithë botën.

Ndrangheta është një nga tre organizatat kryesore mafioze italiane, së bashku me Camorrën e Napolit dhe Cosa Nostra-n siçiliane. /tesheshi.com/

Related posts