Auto Dak
Auto Dak

Omar dhe Tlaib, thirrje kolegëve në Kongres: Shkoni në Izrael për të parë mizorinë e okupimit

Kongresistet demokrate  Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, kanë kritikuar ashpër Izraelin për ndalimin e tyre për të hyrë në vend dhe duke u kërkuar kolegëve në Kongres që të futen në ndenjat e tyre.

Omar, një kongresmene në Minesota, vlerësoi se Presidenti Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, ishin duke bërë presion për aftësinë e një kongresmeni për të përmbushur rolin e tij mbikëqyrës.

“Unë do t’i inkurajoja kolegët e mi që të shkojnë në vizitë, të takojnë njerëzit me të cilët duhej të takonim, të shihnin gjërat që duhej të shihnim, të dëgjonim historitë e tyre që duhet të dëgjonim”, i tha Omar.

Ajo tha se Trump dhe Netanjahu nuk duhet të lejohen të kenë sukses “në fshehjen e realitetit mizor të okupimit”.

Trump i ka kërkuar Izraelit që të ndalojë gratë e para muslimane të zgjedhura në Kongres për shkak të mbështetjes së tyre për bojkotin ndërkombëtar, ndërprerjen e investimeve dhe lëvizjet e sanksioneve (BDS) kundër Izraelit.

Ai postoi në Twitter se leja që ato të vizitojnë Izraelin do të pasqyronte dobësi. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts