Auto Dak
Auto Dak

Omar al-Bashir: unë, fonde të majme nga Arabia Saudite

Udhëheqësi i rrëzuar sudanez, Omar al-Bashir, u tha hetuesve se kishte marrë miliona dollarë nga Arabia Saudite. Lajmin e bën me dije një detektiv që ka dëshmuar, në ditën e parë të gjykimit të ish-diktatorit.

Bashir ka qenë në paraburgim qysh prej kur u detyrua të ikë nga pushteti në prill, kur forcat e sigurisë tërhoqën mbështetjen e tyre për regjimin e tij. Nisma e rrëzimit mori hov pas disa muaj protesta popullore.

Detektivi i tha gjykatës se Bashir kishte bërë deklaratë në lidhje me paratë, pasi ai ishte marrë në pyetje nga hetuesit pas ndalimit të tij.

Bashir – i cili ndodhej në grila në sallën e gjyqit, ishte veshur me rroba tradicionale të bardha dhe një çallmë. Ai e dëgjoi dëshminë, por nuk komentoi.

Protestuesit pro-demokracisë dhe viktimat e abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut nën regjimin 30-vjeçar të Bashir shpresojnë se ai do të përballet me akuza për nxitje dhe përfshirje në vrasjen e protestuesve.

Drejtuesit ushtarakë të Sudanit dhe udhëheqësit e protestave kanë filluar të zbatojnë një marrëveshje historike të arritur këtë muaj që ka për qëllim të hapë rrugën për sundimin civil.

Marrëveshja midis sundimtarëve ushtarakë të vendit dhe koalicionit opozitar të Aleancës për Liri dhe Ndryshim u mirëprit me lehtësim nga të dy palët.

Deri më tani, autoritetet në Sudan kanë refuzuar dorëzimin e Bashirit në gjykatën penale ndërkombëtare në Hagë, e cila e ka akuzuar atë për përgjegjës për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj qindra mijëra njerëzve në rajonin e Darfurit.

OKB vlerëson se 200,000 – 400,000 njerëz vdiqën në konflikt, dhe 2.7 milion u zhvendosën. Milicia e formuar dhe drejtuar nga Bashir fajësohet për mizoritë më të këqija për 30 vite me radhë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts