Auto Dak
Auto Dak

Olitec: revolucioni në tregun e celularëve! Veç qirasë, ja çfarë i ofron tjetër klientit shqiptar

Celulari ndër shqiptarë është bërë si buka e përditshme. Ai është vërtet një mjet i domosdoshëm për çdo punë, por dhe për pak tangërllëk, të cilin ne si shqiptarë e kemi në gjak. Por ja që kjo ka koston e vet.

Dhe vjen Olitec, shërbimi më i ri në tregun e ceularëve, që ia mundëson kujtdo që të ketë atë që pëlqen, qoftë dhe të fundit, edhe pa i patur të gjithë paratë për vlerën reale.

Olitec sjell atë lloj shërbimi që tashmë është i përhapur kudo në Europë: celularë me qira!

Sepse në terma financiarë, produktit elektronik – ku futen dhe celularët – i bie vlera shumë shpejt për shkak të avancimit me ritëm të lartë të risive teknologjike. Kështu që nuk ja vlen ta blesh. Ndërsa me qera të bie më mirë dhe më lirë, aq më tepër kur të ofrohet garanci e plotë servisi, por dhe zëvëndësim aparati në rast humbjeje apo thyerje.

Më konkretisht: nuk ia vlen të blesh një aparat celulari për 800 euro, kur pas 6 muajsh papritur del një tjetër dhe atij që ke në dorë e që e ruan me aq kujdes, i përgjysmohet vlera. Ndërkohë që nuk ke garanci të plotë në rast defekti, e lërë më pastaj nëse të humbet, të vidhet, ose të bie në vrimën e banjos (ky është një makth më vete). Të gjitha këto fatalitete pra nuk ekzistojnë më me Olitec.

Si është proçedura

Më një kartë identiteti ju mund të shkoni në një prej dyqaneve të Olitec-ut – janë 15 të tillë në Tiranë – dhe që dalëngadalë po hapen në të gjithë Shqipërinë. Do shikoni listën e celularëve të cilët janë mbi 500 llojesh dhe do jepni porosinë tuaj.

Do filloni të paguani pas një muaji që keni marrë telefonin dhe do e vendosni ju datën e këstit kur do e paguani. Por mund ta porosisni edhe online, pa lëvizur fare aty ku jeni, në: www.olitec.al

Pastaj mund ta ndërroni me të njëjtin çmim pas 1 viti. Dhe kjo vlen për çdo celular, edhe atë të fjalës së fundit.

E humbët? Thjesht deklarojeni në polici dhe ju japin një celular tjetër.

Olitec vepron prej vitesh në Itali, me qindra pika shërbimi të shpërndara në të gjithë vendin

Olitec ka edhe stafin teknik më të specializuar, të çertifikuar nga Apple dhe Samsung (të trajnuar në Itali), që do të kujdeset për celularin tuaj.

I gjithë ky shërbim sapo ka nisur: në fillim në Tiranë dhe më pas dalëngadalë në të gjithë Shqipërinë, për të vijuar më pas në tregun kosovar dhe atë maqedonas. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts