728 x 90 Leaderboard

Oktapodi femër, nëna më punëtore në të gjithë planetin

Kjo është historia e nënës më të devotshme në planetin tonë. Nënat oktapod “vdesin për t’u bërë nënë” me gjithë kuptimin e fjalës. Këtë histori na e shpjegon biologu Jim Cosgrove në një leksion të titulluar: “S’ka nënë që të japë më shumë se kaq.”

Le ta nisim me një oktopod femër shtatzënë, shtatzënia e së cilës zgjat katër ose pesë muaj. Ajo lind në dimër kur temperature është më e përshtatshme për vezët dhe fillon t’i lëshojë vezët e saj një nga një dhe ky proces zgjat gati një muaj.

Ajo sjell në jetë kështu gati 56 mijë individë. Muajt kalojnë dhe nëna është nën kujdesje të vazhdueshme. Edhe katër ose pesë muaj të tjerë i duhen nënës që të mbrojë foshnjat e saj nga rreziku derisa të rriten.

Ajo shtrin krahët e saj dhe i mban ashtu gjatë këtyre muajve për të mbrojtur të vegjlit e saj nga rreziqet e jashtme. I lëviz krahët sa herë që kanoset ndonjë rrezik në mënyrë që të largojë grabitqarët nga të vegjlit dhe pompon nga tentakulat e saj për të ajrosur herë pas here strofën e saj.

Gjatë kësaj kohe nuk lëviz fare ç’ka nënkupton se nuk ka mundësi as të gjejë ushqim. Meqenëse nuk han kurrë gjatë kësaj periudhe, e gjithë energjia e akumuluar konsumohet për mbrojtjen e fëmijëve kështu ajo rrezikon të vdesë nga uria. /tesheshi.com/

Related posts