OKB: sulmet ajrore të regjimit sirian në Douma, përbëjnë krime kundër njerëzimit

Sulmet ajrore të regjimit sirian në një treg në Douma në verilindje të Damaskut, ku humbën jetën të paktën 111 civilë, mund të përbëjnë krime lufte. OKB njoftoi për dy sulme nga regjimi, njëri ajror dhe tjetri me raketa që goditën njerëzit që shkuan në ndihmë të atyre që u plagosën nga sulmi i parë.

Zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut,  Rupert Colville, thanë një konferencë shtypi në Gjenevë se 111 civilë janë vrarë dhe të paktën 200 të tjerë janë plagosur në këto sulme.

“Bilanci i viktimave mund të rritet, pasi të plagosurit po trajtohen në spitale fushore që janë të papërshtatshme, për shkak se rrethimi prej dy vjetësh në Douma ka sjellë mungesa në medikamente”, tha ai.

Ai vuri në dukje se sulmet e drejtpërdrejta me qëllim ndaj civilëve sikundër edhe përdorimi i armëve në zona të populluara janë shkelje të hapura të ligjit ndërkombëtar dhe atij të të drejtave të njeriut. /tesheshi.com/