“TRADHËTIA”/ OKB ndan informacionet me Rusinë për vendnodhjen e spitaleve, Assadi i sulmon ato

Dr Yasser al Samm, kirurg që punon në repartin e urgjencës së spitalit Maaret al Numan në Idlib të Sirisë, nuk pati kohë të hutohej kur përjetoi katër shpërthime që goditën spitalin.

“U hutova por nuk kisha kohë për t’u ankuar. Filluam të evakuojmë pacientët në bodrum”,”thotë ai. “Nuk e prisja që spitali të bombardohej.”

Edhe pse qeveria siriane dhe aleati i saj rus kishin goditur fortesën e fundit të mbajtur nga rebelët në Sir, Yasser mendoi se spitali mund të jetë një zonë e sigurt.

Koordinatat e vendndodhjes së objektit ishin ndarë me Kombet e Bashkuara nën një sistem dekonflikti, tha ai. Ideja që qëndron pas ndarjes së një informacioni të tillë ishte mbrojtja e tyre nga sulmet ajrore siriane dhe ruse. “Duket se ka dështuar”, thotë Dr Yasser.

“Koordinatat e spitalit u ndanë me OKB-në dhe Rusinë, dhe tani mendoj se ky ishte një hap i gabuar,” tha ai. “Sepse të gjitha spitalet janë shënjestruar sistematikisht nga rusët dhe regjimi sirian.”

Mjekët për të Drejtat e Njeriut (PHR), një organizatë me bazë në SHBA e cila ka dokumentuar dëme në infrastrukturën mjekësore përgjatë luftës Siriane, ka thënë që qysh kur qeveria Siriane dhe Rusia filluan sulme ndaj zonave të mbajtura nga rebelët në Idlib, kishte pasur sulme ndaj 46 institucioneve të kujdesit shëndetësor.

Sipas OKB-së, mbi 450 njerëz janë vrarë në ofensivën në Idlib dhe qindra mijëra të zhvendosur. Popullsia e Idlib është rreth tre milion, shumica e të cilëve ishin shpërngulur nga pjesët e tjera të Sirisë.

Sipas një marrëveshje të arritur midis Rusisë dhe Turqisë në Shtatorin e kaluar, Idlib dhe zonat përreth u krijuan si një zonë de-përshkallëzimi, por marrëveshja nuk është zbatuar plotësisht. Grupi i armatosur Hay’et Tahrir al-Sham, një ish bashkëpunëtor i al-Kaedës, që nga atëherë e rriti ndikimin e tij në Idlib dhe nuk ka pranuar të tërhiqet nga një zonë e planifikuar si “tampon”. Prania e grupit e ka bërë më të vështirë që grupet humanitare të vazhdojnë punën e tyre.

Qeveria siriane dhe opozita ranë dakord për një armëpushim në Idlib në fillim të gushtit, por ai u shkel disa ditë më vonë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts