Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Odise dështimesh në bisedimet rreth krizës greke: dështon edhe i djeshmi

Takimi eurozonës me qëllim trajtimin e krizës greke përfundoi të enjten pa asnjë rezultat. Kjo gjë e bën akoma edhe më të pamundur që Greqia të paguajë këstin e rradhës të borxhit ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në fund të këtij muaji. Pritet edhe një samit i ri në fillim të javës së ardhshme si shpresa e fundit.

Po ashtu, dështoi edhe takimi ministrave të financave të eurozonës dje në mbrëmje në Luksemburg pa ndonjë marrëveshje apo vendim, që mund t`i largojë shqetësimet rreth paaftësisë së Greqisë për të paguar këstin e rradhës. Kjo gjë i shton akoma edhe më shumë benzinë zjarrit të krizës që po përjeton vendi.

Athina duhet të paguajë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar deri më 30 qershor 1.5 miliardë euro, por thesari saj është i zbrazët, çka e bën të domosdoshme që ajo të marrë rreth 7.2 miliard euro nga kreditorët e vet (Bashkimit Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane). Vetëm kështu ajo mund ta shlyejë borxhin ndaj Fondit Monetar ndërkombëtar.

Kjo shumë shenjon edhe këstin e fundit të fondeve të paketës së shpëtimit. Kreditorët thonë prej muajsh se dorëzimi i saj është i nevojshëm të shoqërohet me reforma ekonomike greke.

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, tha në një deklaratë për shtyp pas dështimit të takimit të Luksemburgut  se “ka vendosur të thërrasë një samit të ri të eurozonës të hënën e ardhshme. Ka ardhur koha për bisedime urgjente rreth situatës në Greqi me nivelet më të larta politike”, tha ai.

Nga ana e saj, Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde tha se “ekziston një nevojë urgjente për të rihapur dialogun me adultët e dhomës.”

Lagarde tha në një konferencë për shtyp para mbledhjes, “Ne kemi një afat maturimi deri në 30 qershor. Nuk do të ketë më toleranca. Në qoftë se nuk kryhet pagesa ditën e parë të korrikut, kjo do të thotë vonesë në pagesë.”

Varrofaqis tha në kundërpërgjigje ndaj takimit të dështuar se përgjegjësia e gjetjes së një zgjidhje për krizën e borxheve greke qëndron mbi të gjithë liderët politikë, ashtu siç qeveria greke shprehu optimizmin e saj se samiti i të hënës si shansi i fundit për gjetjen e një zgjidhjeje do të ndihmojë në arritjen e një rezultati.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, zyrtarët thanë se Banka Qendrore Evropiane u tha ministrave të financave të eurozonës se nuk është e sigurt nëse bankat greke do vazhdojnë të punojnë të hënën.

Vlen të përmendet se frika e dështimit të Greqisë për shlyerjen e borxheve të saj në afat, e ka detyruar Greqinë që të tërheqë rreth dy miliard euro të rezervave të saj nga bankat greke në tri ditët e fundit, sipas burimeve bankare.

 

Burimi: Associated Press, përktheu: Enklid Pelari   

auto pjese dak

Related posts