Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

OBSH dhe Wikipedia, bashkë kundër gënjeshtrave për COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bashkëpunon me enciklopedinë online Wikipedia për të shpërndarë bashkërisht informacione të besueshme rreth COVID-19 në të gjithë botën.

Qindra mijëra redaktorë vullnetarë që azhurnojnë vazhdimisht Wikipedia-n do të kenë në të ardhmen hyrje në infografitë e OBSH-së, video dhe materiale të tjera që ata do të jenë në gjendje t’i përdorin lirshëm, raportuan Agjencia e Shëndetit e Kombeve të Bashkuara dhe Wikimedia.

Wikipedia është një nga faqet më të vizituara të Internetit kur bëhet fjalë për informacionin shëndetësor, pretendojnë të dy organizatat.

Mijëra tekste në 175 gjuhë

“Aksesi i gjerë në informacionin e verifikuar shëndetësor është thelbësor për t’i mbajtur njerëzit të informuar për pandeminë dhe për të qëndruar të shëndetshëm,” tha Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Wikipedia aktualisht ofron më shumë se 5200 tekste në 175 gjuhë në lidhje me informacionin në lidhje me COVID-19.

Enciklopedia menaxhohet nga Shoqata Wikimedia, me seli në San Francisko. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts