728 x 90 Leaderboard

Nxirret në pension prifti që rrahu fëmijën gjatë pagëzimit

Prifti katolik francez që rrahu fëmijën gjatë pagëzimit, është detyruar që të dalë në pension.

Ati Jacques Lacroix, 89 vjeç tha se po i jep fund misionit të tij. Ai foli për ngjarjen e turpshme në kishën Collegiate për pagëzimin e djalit 2-vjeçar, rast që u bë viral dhe u konsiderua si akt i rëndë.

Ndërsa mohonte se sulmi ishte shumë i ashpër, në intervistën për Radio France, ai tha: “Ishte diku mes një puthjeje dhe goditjeje, shpresoja ta qetësoja, nuk dija çfarë të bëja. Fëmija po bërtiste shumë dhe më duhej ti ktheja kokën për ti hedhur ujin. I thashë që të qetësohej, por nuk ia dola. U përpoqa ta mbaj afër pasi doja vetëm ta qetësoja. I kërkova familjes për veprimin tim. Po e përfundoj shërbimin tim tani, ky ishte pagëzimi im i fundit.”

Peshkopi i Meaux, Jean-Yves tha se kishte marrë masa që prifti të pezullohej nga të gjitha pagëzimet dhe celebrimet martesore./tesheshi.com/

Related posts