728 x 90 Leaderboard

Nxehet fushata në Maqedoni, Zaev premton hedhjen dy “bombave”: Lagjen e Trimave dhe Monstrën

Nga Mensur Krasniqi

Në kulmin e fushatës elektorale në Maqedoni, lideri  i partisë opozitare maqedonase, LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin parazgjedhor të mbajtur në qytetin e Ohrit ka premtuar para qytetarëve se shumë shpejt do të zbulohet e vërteta e shumë skandaleve dhe rasteve të montuara. Në mesin e tyre përveç rasteve që i prekin ë maqedonasit Nikolla Mlladenov dhe Martin Neshkovskit, ai përmendi edhe rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës dhe konfliktin e armatosur ndërmjet njësitit special dhe ushtarëve të UÇK-së në Lagjen e Trimave(Kumanovë).

“Premtoj se nuk mund te jemi shtet nëse nuk e dijmë kush e vrau Nikolla Mlladenov, Martin Neshkovskin dhe katër fëmijët në Liqenin e Smillkovcës. Të zbulohet e vërteta për Lagjen e Trimave. Çdo shtet ka detyrim për të zbuluar dhe të ketë zgjidhje. Asnjëherë më pa drejtësi në Maqedoni”, tha Zaev ndër të tjera.

Kujtojmë se Zaev ishte protagonisti kryesor i publikimit të ashtuquajtuarave “bombave”(skandale të përgjimeve të funksionarëve të pushtetit) me ç‘rast u krijua një krizë e thellë politike. Dhe në mënyrë që të mos tensionohet edhe më shumë situata ndër qytetarët, Zaev edhe përkundër premtimeve të mëhershme se do të publikoj rastin “Monstra”, ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Tani mbetet të shohim nëse Zaev do ta mbajë fjalën për ta zbuluar të vërtetën e gjithë këtyre rasteve të cilat tashmë një kohë të gjatë kanë ngelur enigmë.

Zaev me shqiptarët
Zaev me shqiptarët

Ndryshe, nuk kanë mbetur as 5 ditë nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Maqedoni të cilat konform Marrëveshjes së Përzhinos, e nënshkruar nga katër liderët e partive më të mëdha politike, duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.

Ndërsa risia e këtyre zgjedhjeve pritet të jetë pikërisht LSDM-ja e cila nëpërmjet liderit të saj Zoran Zaev arriti të thyejë një tabu e cila asnjëherë nuk kishte ndodhur, pra që një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve të mos votojnë partitë shqiptare, por të mbështesin LSDM-në. Këtë më së miri e dëshmon fakti që deri tani mbi 20 mijë shqiptarë janë pajisur me libreza partiake të kësaj partie maqedonase.

Në mes tjerash duhet të potencohet fakti që në rradhët e LSDM-së, në listat e kandidatëve për deputetëv ndodhen edhe disa shqiptarë. /tesheshi.com/

 

Related posts