Auto Dak
Auto Dak

BRAKTISJA/ Numër rekord i daljeve nga kishat e krishtera në Gjermani, pse ndodh?

Dy kishat më të mëdha në Gjermani, ajo katolike protestante, njoftuan se po shënojnë një numër rekord largimesh të besimtarëve, pra pakësim të grigjës.

“Kisha Katolike në Gjermani u la nga 216,000 anëtarë në 2018, një rritje prej 29 për qind gjatë vitit të kaluar,” njoftoi konferenca peshkopale në Bonn.

Hans Langendoerfer, sekretar i konferencës, e quajti këtë një “trend shqetësues” dhe arsyeja kryesore ishte publikimi i një studimi të madh mbi abuzimin e të miturve brenda kishës vitin e kaluar.

“Shumë prej nesh nuk besojnë se ne veprojmë me ndërgjegje dhe vendosmëri kundër autorëve në radhët tona”, i tha Langendoerfer.

Në të njëjtën kohë, Kisha Protestante e Gjermanisë në Hanover tha se 220.000 besimtarë e lanë atë vitin e kaluar, 11 për qind më shumë se në 2017.

Heinrich Bedford-Strohm, kryetar i Këshillit të Kishës Protestante, shpjegoi se çdo dalje nga kisha ishte “e dhimbshme”, por sot besimtarët mund të vendosin lirisht nëse do të qëndrojnë në bashkësinë e kishës apo jo.

“Jemi mirënjohës për të gjithë ata që, me fuqinë e vullnetit të tyre, vendosën të qëndrojnë në kishë”, tha ai.

Një kriminolog i mirënjohur dhe anëtar i spikatur i Kishës Protestante, Christian Pfeiffer, beson se taksat e Kishës në Gjermani janë një nga arsyet për ta lënë atë.

E megjithatë, përkundër rënies së numrit të besimtarëve, për shkak të tendencës së rritjes së pagave dhe kushteve ekonomike të favorshme, të ardhurat nga taksat e kishës nuk janë zvogëluar.

Në Gjermani, anëtarët e një prej dy bashkësive kishtare paguajnë të ashtuquajturat ” taksa të kishës”, të cilat arrijnë nga 8 deri në 9 përqind të tatimit mbi të ardhurat.

Kisha Katolike aktualisht ka 23, dhe ajo protestante 21 milion besimtarë në Gjermani. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts