Nuk do të keni më nevojë për të hekurosur rrobat. Bëni vetëm këtë veprim

Urreni të bëni punët e shtëpisë? Me siguri që hekurosja është një ndër gjërat më të vështira për çdo amvisë. Ajo ju merr shumë kohë dhe është pafund e mërzitshme. Për t’ju ndihmuar që të mos humbni shumë kohë duke hekurosur të gjitha rrobat  dhe ta shmangni hekurin sa më shumë të jetë e mundur, ju njohim me disa këshilla që do t’ju bëjnë ta harroni hekurin e rrobave.

 Zgjidhja me spraj uthulle
Për të zbutur bluzat dhe për t’i bërë të duken më pak të rrudhosura, përzieni një ½ gotë uthull me 1 ½ gota ujë të ngrohtë. Spërkatni me të rrobat, shkundini mirë dhe rrudhat do të reduktohen ndjeshëm.

Përdorni pjasterin
Pjasteri i flokëve nuk është vetëm për të shtrirë dhe stiluar ato. Ju mund ta përdorni shumë mirë edhe për të hekurosur rrobat, sidomos jakat, mëngët, etj.

Mbështillini rrobat me një batanije ose mbulesë të trashë
Një arsye më shumë për të dashur jorganin ose batanijen tuaj. Mjafton t’i organizoni rrobat në të dhe t’i mbështillni në forë roleje. Lërini për rreth një orë dhe më pas do t’i keni gati për t’i veshur.

Largojini rrobat menjëherë nga makina larëse pasi të kenë përfunduar procesin e larjes
Duhet që t’i nxirrni rrobat nga makina larëse sapo të mbarojnë procesin, sepse në të kundërt rrudhat do të theksohen akoma më shumë./tesheshi.com/