Nuk përgjigjet për qindra të zhdukur kosovarë, Beogradi i kërkon Prishtinës: zbulo vrasjet e dy gazetarëve serbë

Beogradi ka vënë edhe një kusht tjetër për Prishtinën: që të zbulojë të vërtetën e zhdukjes së dy gazetarëve serbë në Kosovë në vitin 1998.

Gazetarët serbë të Kosovës kanë protestuar sot për prishjen e pllakës përkujtimore kushtuar dy ish-reporterëve të Radio Prishtinës që u vranë pas çlirimit të Kosovës.

Gjuro Slavuj dhe Ranko Pereniç u zhdukën më 21 gusht 1998.

Budimir Niçiç, kryetari i shoqatës së gazetarëve serbë të Kosovës, ka deklaruar sot se pllaka është dhunuar me anë të shkrimeve në gjuhën shqipe kundër serbëve.

“Kolegët tanë Gjuro Slavuj dhe Ranko Perenic u rrëmbyen në këtë vend më 21 gusht 1998. Ne kërkojmë të zbardhet e vërteta”, tha  Budimir Niçiç, gjatë një tubimi të zhvilluar në Hoçë të Madhe.

Ja ky është efekti i largimit të EULEX-it. Ata kanë pasur zero rezultat në hetimet e tyre. Kur bëhet fjalë për vrasje dhe rrëmbime të gazetarëve nuk ka asnjë zhvillim”, tha Niçcic.

Drejtori i B92 Veran Matiç, i cili kryeson komisionin e themeluar nga qeveria e Serbisë për të hetuar vrasjet e gazetarëve, tha se vullneti politik dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë janë me rëndësi të madhe në zbulimin e fatit të gazetarëve të zhdukur.

Matiç i bëri thirrje Prishtinës që të tregojë vullnet të plotë për të hetuar vrasjet e gazetarëve në mënyrë që edhe dialogu me Beogradin të vendoset në shina normale.

Por nga ana tjetër, është Kosova ajo që kërkon nga Serbia të përgjigjet për qindra të zhdukur gjatë luftës, njerëz të thjeshtë. E ndër ta veçon Ukshin Hoti, politikan dhe mendimtat i shquar, që sot mbush 19 vjet nga zhdukja. /tesheshi.com/

 

Related posts