Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nuk ka fitues në derbin e Ruhrit, goleadë e Bajernit

Një prej përplasjeve më të ndezura të Bundesligës ka përfunduar këtë pasdite pa fitues. Shalke 04 dhe Borusia e Dortmundit janë ndarë me një pikë nga një ndeshje që kreshendon e vet e pati në pjesën e dytë, qoftë në lojë, në gola, apo dhe në tensionin e zakonshëm në të.

Rezultati i këtij takimi të javës së 26-të qe 1-1, për të mos i shërbyer asnjërit prej ekipeve, më së paku Borusias, që dorëzoi vendin e tretë në renditje dhe zbriti në të katërtin.

Aubameyang shënoi në minutën e 53-të; i 24-ti gol i tij gjatë këtij sezoni të Bundesligës. Pritësit e gjetën barazimin në minutën e 77-të; për ta shënoi Kehrer.

Fundi i lojës qe më i mirë për Shalken, lojtarët e së cilës patën një numër rastesh. Madje u pretendua dhe për 11-metërsh kur Bartra e preku topin dukshëm me dorë brenda zonës së rreptësisë. Një penallti që nuk u dha, çka shkaktoi dhe polemika.

Në marshimin e tyre të parivalizueshëm drejt një tjetër titulli kampion, bavarezët e Bajernit të Mynihut bënë viktimë këtë herë Augsburgun, të cilin e mundën 6-0.

Tjetër rezultat i thellë u regjistrua në ndeshjen Frajburg – Verder Bremen, të fituar 2-5 nga udhëtuesit. Nuk mbeti prapa as Lajpcigu, që ndaj Darmstadtit të vendit të fundit nuk u kursye, duke shënuar katër gola përkundër asnjë të kundërshtarit.

Mërgim Mavraj u përball me të shkuarën e tij, kur Hamburgu priti Këlnin këtë të shtunë. Ai qe në fushë gjatë gjithë ndeshjes, e cila u fitua 2-1. Një fitore me vlerë për skuadrën e Mavrajt, që lë pozicionet e fundit dhe ngjitet në vend të 13-të në klasifikim. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts