Nuk është humor/ Ushtria izralite kërkon dëmshpërblim pas vrasjes së një palestinezi: na u dëmtua automjeti kur po e shtypnim!

Ngjan si humor, diçka që mund t’i përkasë showbiz-it si lajm, por dhembshurisht nuk është i tillë.

Ushtria izraelite i ka kërkuar dëmshpërblim prej 27 mijë dollarësh, familjes së një aktivisti palestinez të cilin e vrau afro 3 vjet më parë.

Bëhet fjalë për rastin e Abdullah Gunejmatit.

Pasi u vra, automjeti ushtarak izraelit që po kalonte mbi trupin e tij u përmbys. Dhe pikërisht për këtë arsye kërkohet dëmshpërblim, për dëmtim automjeti, siç ka sqaruar avokatja e familjes, Naile Atije.

“Ka ngelur vetëm të kërkojnë që t’i paguajmë edhe plumbat me të cilat i vrasin fëmijët tanë”, tha babai i viktimës, Ijad Gunejmat

“Në fakt, ne jemi ata që duhet të kërkojmë dëmshpërblim. Lidhur me këtë çështje, ne do t’u drejtohemi gjykatave lokale dhe ndërkombëtare”, theksoi ai. /tesheshi.com/

.

Related posts