728 x 90 Leaderboard

Nuk është film: gjendet anija-thesar me 200 ar

Një kompani e specializuar në gjuetinë se thesareve, Shinil Group arriti të zbulojë një të tillë.

Bëhet fjalë për një kryqëzor të Marinës Perandrorake ruse mbytur 113 vjet më parë me rreth 200 ton ar, rreth një milje larg bregut të ishullit Ulleungdo në Korenë e Jugut.

Vlerë e arit shkon në 130 miliardë dollarë.

Ishin ekspertët nga Koreja e Jugut, Britania dhe Kanada të cilët filmuan rrënojat e anijes 1,400 metra në thellësi të detit.

Kompania planifikon të nxjerrë anijen në tetor ose nëntor.

Shinil Group tha se gjysma e arit do t’i kthehet qeverisë ruse, ndërsa 10 përqind e gjysmës së mbetur do të përdoret për projektet e turizmit në ishull.

Anija u mbyt gjatë luftës ruso-japoneze. /tesheshi.com/

Related posts