Nuk arrin të humbasë 150 kilogramë, mjeku i jep zgjidhjen dhe e transformon në…

Pasi kishte tentuar dhe dështuar disa vite me radhë, pasi kishte provuar dieta të ndryshme të të gjitha llojeve, arriti më në fund të humbasë 69 kilogramë dhe të transformohet tërësisht.

Kjo është historia e gruas me identitetin publik Sprk97, e cila pas 8 vitesh arriti të realizojë ëndrrën e saj për tu dobësuar. Ajo ka arritur të kalojë nga 151 kilogramë në një peshë trupore prej 80 kilogramësh. Rruga e saj drejt dobësimit nuk ka qenë aspak e lehtë, siç tregon vetë vajza në Reddit.

“Të gjitha dietat që kam provuar arrinin të më dobësonin, por problemi im qëndronte në faktin se brenda pak ditësh i fitoja sërish kilogramët që humbja gjatë dietës”,- tregon vajza. Pasi provoi një llojshmëri dietash, më në fund vendsi të shkonte tek një mjek i ri i cili vuri re se Sprk97 kishte probleme endokrine, të cilat nuk e lejonin as të binte shtatzënë.

Ai i propozoi një dietë të rregullt ushqimore si dhe ti nënshtrohej një baipasi gastrik. “Ishte një zgjedhje shumë e vështirë për mua, por në fund pranova dhe këtë e bëra pasi isha e lodhur duke menduar se për shkak të kilogramëve të tepërt, rrezikoja të vdisja e re”,- thotë vajza.

Pas ndërhyrjes, jeta e Sprk97 ndryshoi tërësisht, sikurse dhe raporti i saj me ushqimin. “Bëra zgjedhjen e duhur”,- thotë ajo, e bindur se ka vepruar mirë, edhe pse shumë persona e kanë kritikuar për atë që ka bërë./tesheshi.com/

Related posts