Auto Dak
Auto Dak

NUHATJA/ Analisti Nazarko: pse Albin Kurti mund të firmosë së afërmi një marrëveshje me Serbinë

Gazetari Mentor Nazarko, njohës i realitetit politik të Kosovës, shprehu bindjen se në prill mund të ketë një firmosje prej tij të marreveshjes me Serbinë.

Në “Provokacija”-n e Mustafa Nanos në ABC Neës, Nazarko vlerësoi komunikimim politik të Kurtit kohët e fundit, duke nuhatur aty pikërisht atë që pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

“Kam vënë re disa shenja shumë interesante në komunikimin e tij politik që kë të kuptohet se një lloj firmosje edhe mund të ketë. Intervistat e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, veçanërisht këto të fundit: ka thënë dy gjëra që duhen mbajtur shënim, e para: po ne mundemi brenda afatit të prillit që më është kërkuar nga SHBA të firmos një marrëveshje ku të ketë një pikë, të ketë mos sulmim midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Në fakt është shumë po të nënshkruhet ajo, por po u hap rruga që të nënshkruhet një marrëveshje që s’ka vetëm një pikë, por ka disa pika. E dyta ai ka thënë që: shiko unë nuk janë kundër idesë së së rishikimit të territoreve, por mbasi Serbia të na njohë ne si shtet”, tha Nazarko.

“Janë dy elementë të rinj në atë diskutimin e tij, natyrisht , kur po them këtë ai nuk ka thënë që do ndajmë gjysmën e Kosovës. Ai ka thënë për rishikim ose për shkëmbim pasi Serbia të na njohë. Këtu është një pikë që unë kam një qasje që dialogu është një urgjencë. Marrëveshja është urgjente sepse Kosovës i kursen energji të tepërta, siç është sigurimi i njohjeve”, gjykon Nazarko. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts